×
  • Sport
  • Sport

    Spektakli në Etihad mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit mbyllet pa fitues

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 19:24

    Kryendeshja e javës së nëntë në Premier Ligë mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit ka përfunduar baras 1-1


    Në Etihad u luajt një ndeshje shumë e bukur nga të dy skuadrat, por që në fund nuk pati fitues, shkruan Reporteri.net

    Liverpooli kaloi i pari në epërsi në minutën e 13-të pasi Mo Salah shënoi nga penaltia.

    Gabriel Jesus barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e e 31-të, derisa De Bruyne humbi një penalti për Cityn në këtë përballje në fund të pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin raste të mira, por që portierët ishin në formë të mirë sot.

    Pas këtij barazimi Liverpooli është në vendin e tretë me 17 pikë, derisa City në vendin e 11-të me 12 pikë. /Reporteri.net/

    The points are shared after a pulsating draw#MCILIV pic.twitter.com/iSiTAwLFVd

    — Premier League (@premierleague) November 8, 2020

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!