×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali turpërohet në shtëpi nga Aston Villa

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 22:08

    Arsenali është mposhtur me rezultat 3-0 nga Aston Villa në kuadër të javës së nëntë në Premier Ligë


    Skuadra e Mikel Artetas zhgënjeu tifozët e saj në mbrëmjen e sontme duke humbur me rezultat të thellë në shtëpi nga Aston Villa, shkruan Reporteri.net

    Saka shënoi autogol në minutën e 25-të për t’i dhënë epërsinë e parë Villas.

    Mysafirët në pjesën e dytë shënuan dy gola me anë të Watkins në minutat 72′ dhe 75′ për fitoren e madhe kundër Arsenalit.

    Me këtë triumf Aston Villa zë vendin e gjashtë me 15 pikë, derisa Arsenali është në pozitën e 11-të me 12 pikë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!