×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon asamblisti më i vjetër i LDK-së në Prizren për “Erlli dita”: Kjo është tepër e rëndë dhe fyese

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 22:45

    Asamblisti më i vjetër i LDK’së në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar pas mbishkrimeve të vendosura nën sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje në një park lojërash në këtë komunë, madje kjo me gabime të rënda drejtshkrimore.


    Anëtari i kryesisë, Hodaj përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, i ka quajtur këto gabime të shkrimit në gjuhën shqipe tepër të rënda, por edhe fyese.

    “Mos hillni bërdhog” ose “Erlli dita” Përnjimend kjo gjuha shqipe është pak problematike, po keni bre pak mendjen, se kjo është tepër e rëndë e edhe fyese besa !?”, ka shkruar ai në.

    Në hapësirën të cilën fëmijët supozohet ta shfrytëzojnë për të luajtur, Haskuka ka vendosur që ta hedhë mbishkrimin e sloganit të Lëvizjes Vetëvendosje, “Erdhi dita”.

    Sidoqoftë, as këtë nuk arriti ta bëjë në mënyrë të duhur, pasi që fjalën “erdhi”, punëtorët të cilët i angazhoi komuna e kanë shkruar gabim, “erlli”.

    Nuk dihet se kur është ndërtuar kjo hapësirë për lojëra të fëmijëve, por mbetet skandaloz fakti që edhe ky park po shfrytëzohet për fushatë, tani që kanë mbetur edhe një vit nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!