×
  • Sport
  • Sport

    Arsyetimi i Piolit për barazimin me Veronën

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 23:56

    Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 përballë Veronës në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.


    Përkundër faktit se nuk fitoi, Milani vazhdon të mbetet kryesues në Itali dhe duket se ky fakt po e motivon Piolin.

    Tekniku italian në prononcimin për “Sky Sport” pas ndeshjes, tha se angazhimi në dy kompeticione dhe ndeshjet e shpeshta po dalin të jenë faktorë determinues.

    “Jemi të angazhuar edhe në Europa Ligë. Kur luan në mesjavë dhe kthehesh, kuptohet se nuk e ke të lehtë përballë skuadrave si Udinese e Verona. Sa i përket Ibrahimovic, ai ishte goxha i inatosur me faktin se nuk fituam, por tha se i duhet pushim.

    “Ajo që duhet punuar është mënyra sesi pranuam pesë gola në dy takimet e fundit. S’e kemi të lehtë, por do të punojmë shumë që të vazhdojmë drejt objektivave”, tha mes tjerash shefi i shtabit teknik te banka “kuq e zi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!