×
  • Lajme
  • Botë

    Trump është presidenti i dhjetë i SHBA’së që mbetet pa një mandat të dytë: Cilët janë presidentët tjerë që patën fatin e tij

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 11:29
    Donald Trump, ish-president i ShBA-ve

    Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe kështu u bë presidenti i dhjetë që dështoi të marrë një mandat të dytë.


    Kjo ka ndodhur dhjetë herë në historinë e Shteteve të Bashkuara, dhe ajo që është interesante është fakti se kjo është hera e parë që nga viti 1992 që kemi një situatë të tillë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Rasti i parë i një presidenti që nuk zgjidhet për një mandat të dytë ndodhi në 1801, kur John Adams nuk arriti të mposhtte rivalin e tij Thomas Jefferson.

    Në historinë e fundit, një seri e tillë ngjarjesh kanë ndodhur dy herë, në 1981 kur Jimmy Carter humbi zgjedhjet për një mandat të dytë nga Ronald Reagan dhe në 1992 kur George W. Bush humbi zgjedhjet ndaj Bill Clinton.

    Që nga ajo kohë, presidentët e SHBA kanë fituar një mandat të dytë. Deri tani, kur Donald Trump pas mandatit të parë në 2016, këtë herë nuk u rizgjodh president i këtij vendi.

    Presidentët që nuk arritën të fitojnë një mandat të dytë në krye të Shteteve të Bashkuara janë: John Adams, John Quincy Adams, Martin Van Buuren, Grover Cleveland, Benjamin Harrison, William Taft, Herbert Hoover, Jimmy Carter, George W. Bush Sr. dhe Donald Trump. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!