Laureta Kuleta, vajza 19 vjeçare nga Obiliqi është gjetur pas gjashtë ditësh e zhdukur.
19 vjeçarja po intervistohet në stacionin e policisë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin për gjetjen e saj e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16: 00 është gjetur (gjendjen shëndetësore e ka të mirë) vajza e zhdukur ditë më parë në Obiliq. E njëjta aktualisht ndodhet në stacion policor deri në kompletimin procedural të rastit”, konfirmoi Ahmeti për Reporteri.net.
Aktualisht nuk dihet se ku ka qenë gjatë këtyre ditëve e reja nga Obiliqi, po ashtu policia nuk ka treguar nëse e njëjta është dorëzuar në stacionin e policisë apo është gjetur.
Laureta është zhdukur më 3 nëntor dhe nga ajo datë familja nuk ka pasur njohuri për vendodhjen e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.