×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhen partnerët e koalicionit: Hoti e Mustafa në takim me Haradinajn e Limajn

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 17:41

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka nisur një takim para pak minutash me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj.


    Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri nga AAK, i cili ka deklaruar se momentalisht është duke u mbajtur një takim ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.

    “Po i pashë, ishin aty kryetari Mustafa, Haradinaj, Limaj dhe Kryeministri Hoti. Nuk jam i informuar çka po bisedohet, besoj se për zhvillimet politike në vend. Besoj se këto janë temat, por nuk i di detajet. Takimi ka nisur në orën 17:00”, ka deklaruar Tahiri në T7.

    Hoti siç duket do të ju bashkohet pas pak. Ai pas përfundimit të mbledhjes së komisionit për të drejtat e njeriut, i pyetur se a do të ketë takim të liderëve nuk ka dashur të flasë.

    Ndryshe, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur para pak minutash për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Ai ka thënë nuk ka një vendim të PDK-së që ata do ta japin kandidatin për president të vendit.

    “Vendim i takon LDK-së, ne s’kemi një vendim të PDK-së se a do të bëhet pjesë e këtij procesi. Është parti pas nesh, është partia e tretë, kjo është evidente. Ajo që ka dal në medie, që unë kam thënë se presidenti i takon PDK-së, unë nuk ka thënë në formë eksplicite, por vetëm në bazë të numrit të deputetëve”, tha Mustafa. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!