×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.kryeministri Tahiri: Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet, duhet të pyesim ku mbeti Shtëpia e Verdhë

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 18:16

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se Gjykata Speciale s’mund të zhbëhet dhe se askush s’duhet të mendojë një gjë të tillë.


    “Mos t’i shkon dikujt mendja se zhbëhet kjo punë. Nuk zhbëhet”, është shprehur Tahiri.

    Ai sheh situatë të rëndë pas konfirmimit të aktakuzave nga Specialja kundër ish-krerëve të UÇK-së.

    Tahiri ka kërkuar më shumë mobilizim për t’u përballur me situatën e krijuar.

    “Nuk bëhet, jam kundër, nuk fiton Kosova, as ata aty (që janë në Hagë). Ajo është episod i kaluar”, ka deklaruar Tahiri në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se i vije keq që lidhur me ngjarjet e fundit nuk i dëgjohet fjala asnjë akademiku nga Akademia e Shkencave.

    Tahiri ka thënë se duhet të ketë një mobilizim serioz, dhe të gjithë, edhe kryeministri Avullah Hoti duhet të pyes ku mbeti Shtëpia e Verdhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!