×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së: Njerëzit që e ndërtuan paqen u paraqitën para Speciales

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 18:49

    Depuetetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi tha se kapitullin të cilin e nisi sot Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të jenë kapituj përfundimtarë të ndërtimit të Kosovës.


    Musliu-Shoshi tutje ka thënë se procesi gjyqësor ndaj tyre po nis në muajin më të lavdishëm të kombit shqiptar.

    Postimi i saj:

    Kapitullin të cilin e nisi sot Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të jenë kapituj përfundimtarë të ndërtimit të asaj që bashkë me qindra-mijëra luftëtarë e kishin nisur dy dekada më parë. Kosovën e çliruar, të pavarur, demokratike dhe sovrane.

    Ashtu siç ditën ta shkruajnë para shumë kohësh, në të njëjtën mënyrë do ta shkruajnë edhe tani. Me forcën e argumentit dhe të idealeve për të cilat ata luftuan. Duke e ditur se liria e Kosovës do t’ua merrte angazhimin familjar e shoqëror, e do t’ua merrte edhe kohën më të mirë të pas luftës, atë të ballafaqimit me të vërtetën.

    Kundër tyre nisi një proces në nëntor, në muajin më të lavdishëm të kombit shqiptar, në muajin kur lindi komandanti legjendar Adem Jashari e kur publikisht doli UÇK-ja.

    Këta ishin luftëtarë të parë të UÇK-së, Udhëheqës Politik dhe anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Udhëheqës e pjesëmarrës në delegacionin e Rambujesë e në atë të Vienës që kulmoi me Pavarësinë e Kosovës.

    Sot ishte ulur Shpallësi i Pavarësisë së Kosovës e Kryekuvendari i Pavarësisë së Kosovës.

    Njerëz që siguruan tranzicionin në Kosovë, që e udhëheqën luftën e që e ndërtuan paqen.

    Të tillë do të kthehen në Kosovë. Së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!