×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin fqinjët e Jakup Krasniqit në Prishtinë: Luftoi për popullin

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 19:46

    Pak para fillimit të seancës ndaj ish-zëdhënësit të UÇK’së dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, dera e shtëpisë së tij ishte e mbyllur. Për dallim nga e mërkura kur u bastis shtëpia e Krasniqit, sot mbretëronte qetësia.


    Fqinjët e parë të Jakup Krasniqit u shprehën të revoltuar për arrestimin dhe gjykimin e tij.

    “Ka luftuar për popull”, tha njëri prej tyre.

    Ata thonë se nuk kanë njohur njeri më të mirë se Krasniqi.

    “Jakup Krasniqin e njohim para 10 vjetëve, është vështirë me gjet kojshi më të mirë”, thotë tjetri, raporton rtv21.

    Ish-zëdhënës i UÇK’së Jakup Krasniqi, në seancën e parë para trupit gjykues të Gjykatë Speciale, u deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    Ai deklaroi se UÇK ishte ndërmarrje çlirimtare e jo kriminale siç thuhet në aktakuzë, ndërsa nënvizoi se nuk është as mysliman e as katolik por është shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!