Kryesia e Kuvendit ka marrë vendimin, që të enjten me fillim nga ora 10:00 të ketë seancë plenare.
Në të pritet të jenë 16 pika të rendit të ditës, e në fillim të së cilave kryeministri i vendit do të ketë dy interpelanca.
Në interpelancën e parë Hoti, do të paraqitet sipas kërkesës së deputetit të Vetëvendosjes Liburn Aliu, në lidhje me liqenin e Ujmanit, përkatësisht “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Uamanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.
Po ashtu në interpelancën e dytë, menjëherë pas të parës, me kërkesë të deputetes Sardana Bugujevcit do të raportojnë në lidhje me çështjen “Trajtimit i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.