×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti ftohet nga Gjykata Speciale

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 20:11

    Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është i thirruri i radhës nga Dhomat e Specializua të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.


    Nënkryetari i Partisë demokratike të Kosovës, ka thënë se është thirrur nga Gjykata Speciale.

    Ai ka thënë se nuk i është caktuar një kohë se kur do të intervistohet.

    Në një intervistë për Abcnews, ku ka folur edhe rreth arrestimeve të liderëve të Kosovës ai thotë se Ahmet Krasniqit, nuk është përfshirë në vrasjet që kanë ndodhur në Tiranë në vitin 1998 në Tiranë, sakaq shton se i ka kërkuar prokurorisë së Shqipërisë në vitin 2014, të hapë hetimet.

    “Unë në vitin 2014 kam bërë një kërkesë në prokurorinë e shtetit në Shqipëri që të fillojnë hetimet dhe të hetohem edhe unë për shkak se ka pasur opinione në media. Ahmetin e kam pasur mik dhe kemi pasur një bashkëpunim prej ditës së parë që ka ardhur në Shqipëri. Argumentet janë aq kokëforta, nuk kam asnjë lidhje, akuzat janë bërë më shumë politike dhe unë jam i gatshëm që të përballem me organet e drejtësisë dhe jo me media që spekulojnë” deklaroi ai.

    Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar si akuzuar apo i dyshuar.

    Kujtojmë se Haliti ka qenë një prej veprimtarëve të parë të lëvizjeve që janë marrë me luftimin e regjimit serb në Kosovë dhe po ashtu njihet si një ndër figurat kryesore të UÇK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!