×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti e mohon: Nuk jam ftuar nga Gjykata Speciale

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 20:46

    Nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti ka mohuar se është ftuar nga Gjykata Speciale.


    Ai ka thënë se e gjitha është një spekulim medial.

    “Nuk kam ftesë, jo more çfarë nuk më ka thirrë askush, është spekulim”, ka thënë Haliti për Reporteri.net.

    Ai thotë se në intervistën që po e citojnë mediat nuk ka thënë se është ftuar, dhe nëse do të kishte marrë ftesë nuk do ta kishte problem të tregonte.

    Kujtojmë se Haliti në një intervistë për Abcnews ka thënë se “nuk jam intervistuar, dhe pres të intervistohem”.

    Kjo pjesa e fundit ka lënë të nënkuptohet se ai është ftuar nga Specialja.

    I pyetur se a është caktuar ndonjë kohë kur do të intervistohet ka thënë “jo, jo”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!