Enver Maloku, infermier tek Urgjenca e kirurgjisë ka humbur jetën në spitalin Infektiv.
Ai ndodhet i shtruar prej disa ditësh aty për shkak se ishte i infektuar me Covid-19.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Malokut e kanë bërë të ditur kolege të tij në rrjetet sociale.
“Lamtumirë vëlla i mirë! Falë “masave të qeverisë” sot u largove nga ne njësoj i qeshur! Mirë u takofshim vëlla i bardhë!” – shkruan mjeku imazherist Renato Osmënaj.
“Nderron jete nga covid-19 Infermieri i Kirurgjise Digjestive 1 ne QSUT Enver Maloku.Humbje e madhe per familjen por dhe per koleget dhe pacientet qe e njohen.Do te kujtojme gjithmone te qeshur dhe te gatshem per ti sherbyer pacienteve ashtu si vetem ti dije.Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe miqve te tij.Humbje qe na trishton te gjitheve.Fatkeqesisht askush nuk eshte imun ndaj ketij virusi vdekjeprures sidomos infermieret qe jane kontakti i pare ne frontin e pare te luftes kunder ketij virusi.” – shkruan Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.