×
  • Lajme
  • Botë

    Trump shkarkon Sekretarin amerikan të Mbrojtjes

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 20:57

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper kishte “përfunduar punë” dhe se Christopher Miller, drejtori i Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit, do të jetë Sekretari i ri i Mbrojtjes.


    Vendimi, sipas Trumpin do të hyjë në fuqi menjëherë.

    Esper, i cili ishte përplasur me Trump lidhur me sugjerimin e tij për të përdorur personel ushtarak për të shuar trazirat civile, vjen një javë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-s.

    Trump, ende nuk e ka pranuar humbjen dhe po pretendon se zgjedhjet ishin të manipuluara, pa ofruar dëshmi për këtë. Fushata e tij ka nisur një sërë procesesh gjyqësore në disa shtete.

    Presidenti i zgjedhur amerikan është, Joe Biden, i cili ka qenë kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 3 nëntorit. /Rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!