×
  • Lajme
  • Botë

    Trump nuk e pranon humbjen: Në Georgia kam fituar, në Pennsylvania ka pasur parregullsi

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 21:44

    Kandidati për president nga radhët e Republikanëve në ShBA, Donald Trump po refuzon të pranoj humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit.


    Përmes një postimi, Trump beson se Georgia e ka fituar me epërsi të madhe.

    Kurse, për Pennsylvanian, u shprehë se ka pasur parregullsi të mëdha.

    “Gerogia do të jetë fitore e madhe presidenciale, siç ka qenë në natën e zgjedhjeve”.

    “Pennsylvania nuk na lejoj ne që të shikojmë numërimin e votave. E papranueshme dhe ilegale në këtë vend”.

    “Nevada po shndërrohet në pellg të votave fallso. Matt Schlapp dhe Adam Laxalt janë duke i gjetur këto, kur të publikohen, do të jenë absolutisht shokuese”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale.

    Sipas numërimeve, Joe Biden është presidenti i 46-të i ShBA-ve, por Trump po insiston se ka vjedhje të votave./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!