×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Nuk mund të inkriminohet UÇK kur nuk ka fakte e dëshmi

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 22:37

    Ndërkohë që në aktakuzën e publikuar ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së janë përfshirë disa vrasje të figurave politike, ish ministri i jashtëm, Glauk Konjufca nuk e pranon përfshirjen e ushtrisë në këto ngjarje.


    Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ai deklaroi se nuk ka fakte që të inkriminojnë UÇK-në në këto ngjarje.

    Ai shprehet se nuk mund të bëhet përgjegjëse UÇK-a për 30 vrasje të figurave politike kur nuk ka asnjë fakt të vërtetuar.

    “Ne e dimë që në Kosovë, edhe gjatë 1998-99 dhe më pas kanë ndodhur disa vrasje që janë të karakterit politik. Meqenëse janë vrarë në këtë aksione të organizuara, figura publike. Vetëvendosja e ka ngritur gjithmonë zërin. Nuk duhet të përzihet lufta jonë çlirimtare me këto vrasje politike. Askush nuk guxon ta thotë. Nuk guxojmë të mashtrojnë deri në këtë pikë që të themi se ky ishte synimi i UÇK-së. Për të gjithë këto vrasje të pretenduara, duhet që të ketë fakte të qarta, dëshmi. Nuk mund të thuhet që 30 vrasje që janë bërë gjatë kësaj periudhe, që për to është përgjegjëse UÇK-ja”, tha Konjufca.

    Ai ka thënë se në aktakuzë, ka një tentativë për ta konsideruar të gjithë UÇK-në një ndërmarrje kriminale dhe se nuk heton krime individuale.

    “Është një aktakuzë politike. Duke filluar që në faktin se në atë aktakuzë që thuhet se brenda UÇK-së ka pasur ndërmarrje kriminale. Aktakuza është një dënim kolektiv. Nuk ëshë e ndërtuar sipas një gjuhe të ftohtë juridike që është neutrale ndaj zhvillimeve politike. E sulmon luftën tonë për liri. Nuk lihet thjesht në horizontin e veprimeve individuale duke hetuar aspektet individuale të secilit prej të akuzuarve. Nëse lexohet mund të vërehet një horizont politik mbi emërtimin e UÇK-së. Nuk thuhet se kishte veprimtari kriminale nga individët por thuajse e emëron UÇK-në si një ndërmarrje të madhe kriminale. Kjo do të ketë dhe ndikim në luftën tonë për liri. Të gjithë e kanë thënë, edhe zyrtarë më të lartë të UÇK-së kur është intervistuar në të kaluarën se duhet të dallohet eksluzivisht ajo që është përgjegjësi individuale dhe veprimtaritë në grup” – tha Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!