×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e qorton kryeministrin Hoti

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 23:14

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për zhvillimet e fundit, konkretisht ngritjen e aktakuzave ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, ka thënë se institucionet e vendit nuk guxojnë të jenë indiferente ndaj këtyre zhvillimeve.


    Ai ka kritikuar partnerin e tij të koalicionit, kryeministrin aktual, Avdullah Hoti, duke thënë se nuk duhet të jape leksione për ndërhyrje në drejtësi apo jo, por se duhet ta faktorizojë pozicionin e shtetit pas ngjarjeve të fundit.

    “Kryeministri Hoti nuk ka arsye me dhënë leksione a ndërhyjmë në drejtësi apo jo. Nuk është në nderin e askujt me qenë indiferentë. Një udhëheqës i di detyrat e veta, pa ndërhyrje në drejtësi si me faktorizuar pozicionin e vendit”, ka thënë Haradinaj në Top Channel, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa ka folur për çështjen e presidentit, Haradinaj e ka bërë të qartë sërish se nëse nuk arrihet një unitet brenda partive politike për çështjen e presidentit, vendi shkon në zgjedhje të reja.

    “Aleanca edhe unë kemi afruar marrjen e angazhimeve në këtë kohë sfiduese, nëse ka mirëkuptim edhe nga aleatët tjerë, jo veç nga partnerët qeverisës, por edhe nga VV ose nga PDK. Nëse jo, atëherë shkojmë në zgjedhje, nuk besoj se populli gabon”, ka thënë Haradinaj në Top Channel.

    Ai ka thënë se nëse vendimmarrësit politik nuk e kanë formulën e duhur, duhet kthyer te sovrani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!