Trajneri i njohur kosovar i xhudos, Driton “Toni” Kuka ka komentuar fjalimin e djeshëm të Jakup Krasniqit në procesin gjyqësor në dhomat e specializuara të Hagës, shkruan Insporti.
Trajneri Driton Kuka, vazhdon sukeset në sport, ku ditën e kaluar Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U23 që po mbahet në Kroaci.
Por këtë mengjes, Kuka pati një mesazh uniteti për kombin shqiptar duke komentuar fjalimin që Jakup Krasniqi e bëri dje në Hagë.
“Sot u zgjova i fuqishëm dhe burimi vjen nga një mesazh nga Haga! Dua të jem i sinqertë në mendjen time po jehojnë fuqishëm fjalët e Jakup Krasniqit nga një vend ku ai se ka vendin! Populli ynë shqiptar sa shumë ka nevoj për mesazhe të tilla,për unitet. Nuk na ndan shqiptarëve feja, nuk ka nda kurrë!“ Jam Shqiptar …”Dalsh faqebardhë Jakup Krasniqi!” – shkroi ai në llogarinë personale në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.