Një person është arrestuar nën dyshimet se kishte shfrytëzuar dhe manipuluar me një grua, duke e trafikuar atë me persona të ndryshëm, e cila pas ekzaminimit mjekësor është vërtetuar se është shtatzënë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se gruaja e trafikuar është me aftësi të zvogëluar mendore, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar në Polici edhe gjashtë të dyshuar meshkuj, pesë kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin për shërbime seksuale me viktimën.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net