Inter është i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Bolognës, Mattias Svanberg.
Gazeta italiane Calciomercato.com, raporton që skuadra italiane Inter janë të interesuar që të ndërtojnë skuadër për të ardhmen, dhe synimi i tyre është talenti suedez Svanberg, raporton Gazeta Express.
Së fundmi zikaltrit kanë kthyer vëmendjen e tyre drejt talentëve të ri të cilët po tregojnë aftësitë e tyre në Seria A.
Ish-lojtari i Malmos është transferuar te skuadra e Bolognës pas pëlqimit të trajnerit Sinisa Mihajlovic, dhe ka luajtur gjashtë ndeshje në Seria A këtë sezon, duke kontribuar me gol dhe me një asist.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.