Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me u.d e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar rreth gjendjes së pandemisë në vendin tonë.
Në këtë takim u diskutua për vendimet që priten të merren kundër COVID-19.
“Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Ai shtoi se vendimet do të jenë në përputhje me situatën, luftimin e virusit dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për virusin.
Kujtojmë se në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 637 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 768.