Rina dhe Tayna kanë ‘çmendur’ fansat me veprimin e fundit.
Rina Balaj dhe Tayna kanë rikthyer sërish vëmendjen e fansave, pasi duket se janë ‘shkrirë’ akujt mes tyre, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Rina ishte e ftuar në një intervistë, ku nuk e kishte përjashtuar mundësinë e një dueti me Taynën.
Por, pas kësaj deklarate ajo befasoi sërish, duke bërë postimin e njëjtë me Taynën, duke lënë hapësirë për diskutim mes fansave.
“A e di pse të huajit të mbështesin më shumë se njerëzit që njeh? Sepse njerëzve që njeh ju duhet shumë kohë për të pranuar faktin se ju vini nga i njëjti vend, teksa ata janë ende tek ai vend”, thuhet në postimin e dy artisteve.
Mbetet të shihet nëse në një të ardhme të afërt do t’i shohim bashkë në një duet Taynën e Rinën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.