Në fillim të vitit, në Palma de Majorka është arrestuar Stefan Milojevic, djali i ish-futbollistit serb Goran Milojevic dhe kushëriri i ish-trajnerit të kuqezinjve, Vladan Milojevic.
Ish-futbollisti dhe luftëtari i MMA-së është në burg që nga ajo kohë, dhe dyshohet se është udhëheqësi i bandës “United Tribunes”, e themeluar në Gjermani.
Një dokumentar u publikua së fundmi në Spanjë, i cili zbulon në detajet më të vogla se si shkoi arrestimi i tij.
Bëhet fjalë për dokumentarin e shtëpisë mediatike DMAX, në të cilin Milojevic paraqitet si një nga tre kriminelët më të mëdhenj që “ranë” në Spanjë.
Videoja tregon policinë që hyn në apartamentin e tij në Majorka ku e gjen atë me një vajzë, dhe ndërsa po kontrollonin apartamentin e tij, Stefan Milojevic qëndron i qetë e u përgjigjet pyetjeve të inspektorit.
Thotë se flet anglisht dhe se është nga Gjermania, duke konfirmuar se ai është luftëtar i MMA-së.
Gjatë kontrollit në apartamentet e Milojevicit, u gjet një sasi e madhe parash, narkotikë, si dhe distinktivë dhe uniforma të policisë. /Bweb
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.