×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi përloti botën, ‘Lingo Lingo” nominohet për “Oscar”

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 17:00

    Filmi i njohur turk që përloti të gjithë, është nominuar për çmim “Oscar”.


    “Miracle in Cell No.7” që në shqip do të thotë “Mrekullia në qelinë e shtatë”, është nominuar për çmim “Oscar”.

    Këtë gjë e kanë bërë të ditur mediet turke, teksa njoftojnë se filmi i famshëm i “Netflix”, po garon në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”. Filmi është me regji të Mehmet Ada, teksa po garon në ceremoninë e 93-të të Akademisë së Çmimeve “Oscar”.

    Në mesin e 23 filmave nga Turqia që garuan në këtë kategori, komiteti përzgjedhës vendosi që “Miracle in Cell No.7”, të përfaqësojë Turqinë në këtë kategori.

    Kasti i filmit përfshin shumë aktorë të suksesshëm siç janë Aras Bulut İynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, İlker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal dhe Yurdaer Okur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!