×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas vdekjes së punonjëses 40-vjeçare, mbyllen dy fasoneri në Gjirokastër

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 18:05

    Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i Gjirokastrës ka mbyllur dy fasoneri të cilat operonin duke mos respektuar kushtet elementare të protokollit AntiCovid.


    Vdekja nga Covid-19 e një gruaje 40 vjeçare nga Lazarati si pasojë e Koronavirusit e cila ishte punonjëse në një prej fasonerive që sot u mbyll, ka qenë shkaku kryesor i mbylljes pasi pronari nuk kishte siguruar masat mbrojtëse.

    Të dy fasoneritë do të qëndrojnë të mbyllura në një afat të pacaktuar.

    Sipas kreut të ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri, masat janë drastike dhe kanë për synim mbrojtjen e shëndetit të personave të tjerë te paprekur.

    Këto masa do të avancojnë edhe më tej me gjoba ndaj pronareve të këtyre fasonerive ku punojnë gjithsej 300 gra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!