Bujar Gecaj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zona Operative e Pashtrikut thotë se ndjehet i fyer nga një pjesë apo lëshim i Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, e cila në aktakuzën e ngritur ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit kishte thënë se janë vrarë katolikë.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se shumë katolik, madje qindra nga ata edhe janë vrarë nga forcat serbe, ku rikujton katolikët e vrarë nga Gjakova, Meja, Korenica, Guska, Neci, Ramoci, Klina, Peja, Prizreni, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Unë Bujar Pjeter Gecaj, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves,zona Operative e Pashtrikut ku kisha epror komandantin Bilall Syla , ndjehem i fyer nga një pjesë apo lëshim i Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.
Ata pa të drejte pretendojnë, mbase të keqinformuar nga burime te informatave te cilat mund të jenë edhe nga prokurorët e Serbise, e ku thuhet se UÇK kishte vrarë serb, rom, ashkalinjë dhe katolik.
Unë jam shqiptar i besimit katolik dhe si shumë katolik të tjerë vullnetarisht jemi rreshtuar në radhët e UÇK-se me qëllim të parandalimit të spastrimit etnik, terrorit dhe gjenocidit serb në Kosovë.
Shumë katolik, madje qindra nga ata edhe janë vrarë nga forcat serbe, të rikujtojmë katolikët nga Gjakova, Meja ,Korenica ,Guska ,Neci, Ramoci ,Klina, Peja ,Prizreni dhe gjithandej kah jetojnë shqiptarët e besimit katolik në Republikën e Kosovës!
Si ish pjestar i UÇK-se më vjen keq që në vend se të thuhet e verteta e të denohen autorët e vërtetë të krimeve kundër njerzimit,siq ishin ushtarakët dhe udhëheqësit policor e paramilitarë të kasapit ballkanik, kryekriminelit Millosheviq, ata po amnistohen dhe viktimat po dërgohen në Hagë, kryesisht komandantët të UÇK-se ,madje përmes shpifjeve , siq ishte raporti i Senatorit zvicërran Dick Marty që doli të ishte i rrejshëm dhe spekulativ!
Katolikët dhe myslimanët shqiptar jemi një popull,një gjak dhe një histori e përbashkët e mbijetesës historike shekullore, kemi jetuar bashkë në harmoni dhe tolerancë,kemi luftuar bashkë forcat serbe dhe kemi vdekur së bashku për lirinë e Kosovës!
Shpresojmë që Gjykata Speciale ka bërë këtë lëshim dhe gabim pa qëllim dhe pa njohuri, sepse kjo ishte nje ide dhe përpjekje e Serbise për të mbjellur përqarje fetare brenda Shqiptarve, te cilen nuk ka mundur ta arrijë asnjëherë.
Lufta e UÇK-se ishte e imponuar, kundër vullnetit tonë,jemi mbrojtur brenda territorit të Kosoves nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë,të cilet bënë 400 masakra në Kosovë , afër 15.000 civil të vrarë,1300 fëmijë dhe afër 20.000 femra të dhunuara.
Drejtësia nuk është drejtësi kur ajo është politike,selektive dhe një etnike!
LAVDI Dëshmorëve dhe Martirëve të Kosovës!
LAVDI UÇK-se dhe NATO-s si aleate e Kosovës!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe Ameriken!
Bujar Gecaj ,New York
SHBA