Lei Kraja është një nga emrat e komentuar në media.
Emri i saj është lakuar shpesh për arsye të ndryshme e madje është kritikuar edhe për paraqitjen e jashtme.
Ajo mbylli ‘gojët e liga’ me një reagim në Instastory. Lei e ka publikuar një foto kur ishte fëmijë dhe shihet se buzët edhe atëherë i kishte të trasha.
“U vendos njëherë e përgjithmonë. Faleminderit. Sigurisht do ju tregoj nëse bëj diçka në fytyrë”, ka shkruar ajo.

