Sot Projektligji për rimëkëmbje ekonomike del në lexim të dytë në Kuvend.
Pas shtatë tentimeve deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën që ta kalojnë në lexim të parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Por që ky projektligj të vihet në funksion duhet që të kalojë edhe në lexim të dytë.
E këtë gjë Kuvendi i Kosovës do ta provojnë këtë të mërkurë.
Shkëlzen Hajdini deputet nga radhët e LDK-së thotë se nëse ky projektligj kalon do të jetë një infuzion për ekonominë e vendit. Hajdini shton se pret që të ketë një unitet nga të gjitha partitë politike
Por, këtë dokument nuk do të votojnë partia më e madhe opozitare. Lëvizja Vetëvendosje thanë se është detyrë e Qeverisë ti kaloj projektligjet.
Kurse të domosdoshme kalimin e këtij projektligji e shohin edhe ekonomistët.
Për të kaluar këtë projektligj nevojitën 61 votë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.