Ministri i Arsimit në Kosovë, Ramë Likaj, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Likaj, përmes një postimi në Facebook.
Ministri i Arsimit ka njoftuar se gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe se po përpiqet që të punojë nga shtëpia, në vetizolim.
Njoftimi i Likajt:
Të dashur qytetarë, Ju njoftoj se kam dalë pozitiv me COVID-19.
Fatmirësisht po ndihem mirë dhe po përpiqem që të punoj nga shtëpia ku po qëndroj në vetëizolim.
Tejkalimin e kësaj sfide po ma lehtëson kujdesi i familjes dhe interesimi i miqve dhe dashamirëve të cilët i falënderoj.
Shpreh mirënjohje për punonjësit shëndetësorë të cilët edhe pse të stërngarkuar me punë, duke u ballafaquar me rrezikun ndaj shëndetit, po punojnë me zell dhe përgjegjësi për qytetarët e Kosovës.
Virusi është realitet dhe kërkon vetëdije të lartë qytetare, prandaj, ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj, të afërmve tuaj dhe të gjithë njerëzve.
Vetëm të bashkuar në respektim të masave për mbrojtje nga COVID-19 ja dalim ta fitojmë luftën me virusin, ndihmojmë punonjësit shëndetësorë dhe i kontribuojmë shtetit tonë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.