Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte.
Hoti ka thënë se numri i rasteve fatale është në rritje. Sipas tij projeksionet nga IKSHPK janë mjaft shqetësuese dhe se masat janë të domosdoshme.
Ai ka bërë të ditur se në 7 komuna përfshirë Prishtinën, Podujevën, Mitrovicën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Ferizaj ndodhen në zonën e kuqe ku do të ndalohet aktiviteti ekonomik në orën 19:00 deri në 5 të mëngjesit, shkruan Reporteri.
Këto masa po i kundërshton Labinot Tahiri i cili disa herë ka potencuar se nuk beson në virus.
Ai madje ka organizuar protestë për të premten në ora 11:00 në sheshin e Ferizajit.
Labi ka ftuar edhe qytetarët dhe pronarët e bizneseve që ti bashkohen.
Njoftimi i plotë:
Lajmrim!
70 perqind e qytarëve dhe bisneseve jane kunder mbylljes.
MOS LEJO AS TI!
Të premten ora 11:00 para Sheshit te Ferizaj do te dalë në PROTESTË.
Ju, pronarë te bizneseve e qytetarë, mos rrini duar kryq do te falimentoni te gjithë nese lejoni mbylljen totale.
Mos keni frik, unê shkoj ne burg për ju.
Merrni maskat mbrone veten nese ka virus, dhe se cili e mbajm pergjegjesine e jo me na mbyll si miun ne kafaz e me u dok si derraaa pa krye.
Unë do te dal e sa dalin qytetarêt le ta bartin secili ndeegjegjejen e tyre se leht me u anku por me dale nuk është marre.
Nuk dal per muzik dhe Estrade ajo pune ka mbaruar, por dal se plot pronarë me shkruajne dhe jam ne mbrijtje te qytetarit.