×
  • Lajme
  • Botë

    Për herë të parë, Amerika do të ketë një “Zotëri të Dytë”

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 14:47

    Kamala Harris do të hyjë në historinë e Shteteve të Bashkuara si e para grua me ngjyrë në postin e zëvendëspresidentes.


    Jill Biden, gruaja e presidenti të zgjedhur Joe Biden pritet të marrë rolin e Zonjës së Parë. Ndërsa, bashkëshorteve të zv/presidentëve të mëparshëm u është caktuar roli i ‘Zonjës së Dytë’.

    Por në këtë rast gjithçka ndryshon. SHBA do të ketë për herë të parë, një ‘Zotëri të Dytë’. Burri i Harris, Doug Emhoff, do të jetë “Zotëria i Dytë i SHBA-së”.

    Avokati 56-vjeçar nga Kalifornia, i cili është edhe baba i dy fëmijëve, është gjithashtu personi i parë hebre që merr rolin e “bashkëshortit të dytë”.

    Kamala Harris u lind në Oakland të Kalifornisë (1964) nga dy prindër emigrantë, nëna me origjinë indiane dhe babai i lindur në Xhamajka.

    Pas shkurorëzimit të prindërve, Harris u rrit kryesisht nga nëna e saj hindu, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese për kancerin dhe aktiviste për të drejtat civile.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!