×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet pjesa e parë: Një Kosovë pa plan të lojës dhe një Shqipëri që ndëshkoi pas një aksioni të bukur

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 16:48

    Shqipëria është duke fituar me rezultat 1-0 kundër Kosovës pas 45 minutave të para


    Në Elbasan Arena po zhvillohet një ndeshje miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës ku pas përfundimit të pjesës së parë Kuqezinjtë po fitojnë 1-0 ndaj Dardanëve, shkruan Reporteri.net

    Kosova nuk pati ndonjë plan të lojës dhe tregoi një paraqitje të dobët në këto 45 minutat e para.

    Shqipëria pati posedimin dhe kontrolloi më shumë lojën ku në minutën e 30-të shënoi një gol me anë të Bekim Balajt, i cili u asistua nga Myrto Uzuni.

    Goli shënuar erdhi pas një aksioni shumë të bukur të Shqipërisë, derisa Kosova nuk tregoi asgjë duke u zënë në offside plotë 6 herë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!