Një 42-vjeçare britanike njoftoi se kishte kancer dhe kërkoi para nëpër rrjetet sociale për kurimin e saj, ndërkohë që ishte shëndoshë e mirë dhe 50 mijë eurot e dhuruara nga personat bujarë, i shpenzoi me pushime të shtrenjta, bileta ndeshjesh futbolli dhe baste.
Nicole Elkabbass krijoi një faqe në “GoFundMe” ku shpjegonte se vuante nga kanceri në vezore, duke postuar edhe një foto ku dukej e shtrirë në një shtrat spitali. Në gjykatë u tregua se fotoja ishte bërë pas një operacioni të saj për heqjen e fshikëzës së tëmthit, shkruan A2News.
“Faqja e saj ishte e gjitha gënjeshtër. Nuk i përdori paratë që i dhuruan njerëzit për trajtimin e kancerit. Paratë shkuan për disa gjëra: baste, udhëtime, bileta ndeshjes të Tottenham Hotspurs”, tha prokurori i rastit.
Gruaja nga Kent akuzohet për mashtrim, ndërsa gjyqi ndaj saj po vijon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.