Vedat Muriqi pas një kohe të gjatë sot luajti me fanellën e Kosovës
Sulmuesi nga Prizreni shënoi golin e vetëm për Kosovën në humbjen 2-1 nga Shqipëria, shkruan Reporteri.net
Muriqi realizoi nga penaltia në minutën e 85-të.
Pas ndeshjes Muriqi tha se e kishte marrë shumë malli për fanellën e Kosovës.
“Me të vërtetë u ndjeva mirë, më kishte marr malli për fanellën e Kosovës. Me të vërtetë më ka munguar Kombëtarja shumë edhe ngadalë po e marr veten fizikisht dhe besoj që në ndeshjet e ardhshme do të kthehet Vedati i kaluar,” ka thënë Muriqi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.