×
  • Sport
  • Sport

    Amir Rrahmani flet për situatën e vështirë të cilën po e kalon te Napoli

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 18:52

    Amir Rrahmani nuk ka luajtur shumë te Napoli deri tani që nga transferimi i tij i bujshëm nga Verona


    Kapiteni i Kosovës pas ndeshjes me Shqipërinë ka treguar se çfarë po ndodhë me situatën e tij te Napoli, shkruan Reporteri.net

    Rrahmani ka bërë të ditur se Napoli planifikonte shitjen e Koulibalyt dhe më pas atij do t’i hapeshin dyert për të pasur më shumë minuta, por një gjë e tillë nuk ndodhi shkaku i Koronavirusit.

    “Po normalisht ata kanë bërë investim tek unë, ata e kanë menduar shitjen e Koulibalyt në verë, por kjo nuk ndodhi shkaku i Koronavirusit dhe çmimit të tij të lartë,” ka thënë Rrahmani pas ndeshjes me Shqipërinë.

    “Kam folur me klubin dhe më kanë thënë që unë jam lojtar që më kanë blerë për një kohë të gjatë dhe besoj që shumë shpejt do të më vjen mundësia për të luajtur,”. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!