×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha i kthen përgjigje Ramës: Nuk më bën dot moral për patriotizëm

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 18:50

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një videomesazhi i ka kthyer përgjigje akuzave të kryeministrit Rama në lidhje me rolin e tij për përgatitjen e dosjes së UNMIK kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.


    Lideri i demokratëve shprehet se ka punuar për pavarësinë e Kosovës dhe se akuzat e kryeministrit janë thjesht mashtrime për të larguar vëmendjen nga dështimi me pandeminë.

    “Unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës. Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm. Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë.

    Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare.

    Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish.

    Për të gjitha këto po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë”, shprehet Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!