Ismet Munishi ka reaguar ashpër vetëm pak minuta pasi Edon Zhegrova kishte bërë një reagim në rrjetet sociale
Kosova sot u mposhtë 2-1 nga Shqipëria në miqësoren e zhvilluar në Elbasan Arena, shkruan Reporteri.net
E si duket trajneri i Ballkanit ka parë këto lajme dhe nuk ka lënë pa dhënë një koment për Zhegrovën dhe bashkëlojtarët e tij, të cilët nuk kanë fituar që 9 ndeshje, duke pasur një bilanc prej 7 humbjeve dhe 2 barazimeve.
Munishi ka thënë se futbollistët e Kosovës na kanë lodhur me statuse patriotike dhe se duhet ditur që ka të tillë që kanë luajtur para tyre.
Ky është postimi i plotë nga Munishi:
Krejt qka keni me thanë , na tregoni ne fushë.
Na keni lodhe ne statuse dhe me folklor patriotik.
Duhni me dit qe ka lujtë dikush para juve !
Futbolli luhet me zemer dhe me tru , kembet jon thjesht per transport .
Sa jeni te bashkuar apo jo tregojnë 10 lojtë e fundit.
Keni gjet but dhe po boni hajgare .
Lexoni histori pak para lojes leni frizurat dhe instagramat e rrjetet tjera sociale.
Shtrengoni bolet mune dikon.
Unë biri yt Kosovë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.