×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Shqipërisë U-21 rezulton pozitiv me Koronavirus, mungon për ndeshjen me Kosovën

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 23:33

    Lajmi i keq për Kombëtaren e 21-vjeçarëve të Shqipërisë, në prag të dy sfidave eliminatore ndaj Kosovës dhe Anglisë.


    Trajneri Alban Bushi ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe nuk do të jetë pranë skuadrës për ndeshjet eliminatore të Euro 2021.

    Pas testimit të kryer së fundmi, trajneri Bush, ka rezultuar pozitiv dhe në këtë situatë, është i detyruar të qëndrojë i izoluar në shtëpi, deri sa të kalojë virusin. Në këtë situatë të ndodhur, kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Xhemal Mustedanagiç.

    Njoftimi i FSHF-së:

    Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Xhemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!