×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrokulliset një kamion në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet se shoferin e zuri gjumi

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 9:38

    Është rrëzuar një kamion në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë.


    Ky aksident sipas policisë ka ndodhur në ora 07:30.

    Në aksident është përfshirë vetëm një automjet, kamion.

    Reporteri.net ka marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës për këtë aksident.

    “Në ora 07:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Sllatinë, rruga nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion). Drejtuesi i automjetit ka pasur lëndime si shkak i aksidentit”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Reporteri.net.

    Ndërkaq Klankosova raporton se deri të aksidenti ka ardhur pasi dyshohet shoferin e kishte zënë gjumi gjatë ngasjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!