×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë masat për të gjithë personat që hyjnë nga shtetet e huaja në Kosovë

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 10:29

    Qeveria e Kosovës tashmë ka votuar të gjitha masat e reja të cilat u publikuan dje për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.


    Në vendimet e shumta të cilat u morën nga Qeveria e Kosovës janë edhe ato që lidhen me hyrje-daljet në pikat kufitare të vendit.

    Në vendimet e Qeverisë së Kosovës thuhet se të gjithë qytetarët e huaj të cilat hyjnë në Kosovë e që vijnë nga vendet me risk të lartë, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në SARS COV-2 që janë më rezultat negativ me COVID-19.

    Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtarë ‘Adem Jashari’ nuk kanë nevojë të kenë vërtetim për testin PCR, duke marrë parasysh se shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e Kosovës dhe me kusht që në hyrje të nënshkruajnë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e Kosovës.

    Më poshtë keni vendimet e plota që lidhen me hyrje-daljet në territorin e Kosovës gjatë situatës pandemike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!