Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër përhapjes së Covid-19.
Sipas vendimit, ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, ceremonitë dhe veprimtarit fetare (përveç familjes së ngushtë) si dhe çfarëdo formë tjetër e organizimit më përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.
Masat e reja ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.
Kujtojmë se nga nesër në ora 19:00 deri në ora 05:00 Prishtina dhe disa komuna të tjera do të kenë orë policore, kurse bizneset lejohen të punojnë deri në ora 19:00. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.