×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj kritikon deputetët e VV-së: Unë po i përmendi me emra të gjithë figurat e UÇK-së që janë në Hagë

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 11:17

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët ndërsa folën për arrestimet e Gjykatës Speciale, përmendën vetëm emrin e Rexhep Selimit dhe paraqitjen e tij para gjykatës, por jo edhe të krerëve të tjerë të UÇK-së.


    Ai tha se për dallim nga kolegët e tij të VV-së do t’i përmend të gjithë me emra.

    “Për dallim nga kolegët nga VV po i përmendi të gjithë figurat e UÇK-së që janë në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa që janë pa të drejtë në Speciale”, tha Lekaj, shkruan Reporteri.net.

    Deputeti i AAK-së tha se është koha që të gjithë spektri politik të bëhen bashkë në këtë kohë në të cilën po kalon vendi.

    “Koha është për të dale mbi ambiciet tona, dhe të bëhemi bashkë”, tha Lekaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!