Sulmuesi i Përfaqëesueses së Kosovës, Vedat Muriqi këtë verë kaloi te skuadra italiane, Lazio pas formës së mirë në Turqi te Fenerbahce.
Por, Muriqi nuk po mund të ndjekë formën e njëjtë edhe te skuadra nga kryeqyteti italian.
Sipas raportimeve të “Transfermarketweb”, Lazio mund ta huazojë atë qysh në muajin janar.
Muriqi po përballet me një konkurencë të fortë te skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi.
Momentalisht, në krye të sulmit te Lazio është Ciro Immobile dhe Felipe Caicedo. Ky i fundit madje shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit, ku hyri në fushë në vend të Muriqit dhe e arriti “cakun”.
26-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 dhe se ish-sulmuesi i Fenerbahces ka qenë në “shënjestrën” e klubeve si Tottenham Hotspur dhe Manchester United.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.