×
  • Lajme
  • Lajme

    E quajti “dështak”, Isa Mustafa i përgjigjet Haxhi Avdylit

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 14:06

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i është kundërpërgjigjur deputetit të kësaj partie, Haxhi Avdyli.


    Mustafa ka thënë se nuk llogarit në Avdylin.

    “Nuk e konsideroj Haxhi Avdylin deputet të LDK-së”, ka thënë Mustafa për KOHËN.

    Avdyli përmes një postimi, sot, në Facebook, e ka quajtur Mustafën politikan të dështuar, duke e akuzuar që e ka rrëzuar LDK-në për toke.

    Sipas Avdylit, Mustafa ka shkatërruar gjithçka i ka dalë para për t’u bërë president.

    Haxhi Avdyli së bashku me kryeparlamentaren Vjosa Osmani nuk e kanë votuar Qeverinë Hoti. Ndryshe nga Avdyli, për Vjosën ka pasur edhe një proces të iniciuar nga Mustafa për largim nga strukturat udhëheqëse të partisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!