Edhe gjatë në 24 orëve të fundit, në Prishtinë janë shënuar më së shumti raste me coronavirus.
Nga 767 raste të reja në gjithë vendin, 434 janë në kryeqytet, njofton IKSHP, shkruan Reporteri.net.
Pas Prishtinës më së shumti raste janë shënuar në Gjilan, gjithsej 58, pastaj në Mitrovicë 41, Gjakovë 33 dhe pesëshen e mbyllë qyteti i Ferizajt me 31 raste të reja.
Rastet pozitive nëpër komuna në 24 orëshit të fundit: janë nga komuna Prishtinë 434 raste, Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste, Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë.
Sot ndërkaq, 8 persona kanë vdekur, kurse 186 shëruar 186 persona.
Kujtojmë se nga në Prishtinë dhe disa komuna tjera nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit do të hy në fuqi ora policore. /Reporteri.net/.