×
  • Lajme
  • Lajme

    Goran Rakiq “kërcënon” Hotin: I kam thënë se mund të dalim nga Qeveria

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 15:32

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq e ka dhënë kërcënimin e radhës për daljen nga Qeveria Hoti.


    Zëvendëskryeministri Rakiq ka deklaruar se janë duke konsideruar daljen nga Qeveria.

    “Lista Serbe është duke kërkuar respektimin e marrëveshjes së koalicionit me partnerët kryesor. Nëse kjo vazhdon të mos përmbushet, ne po konsiderojmë largimin nga Qeveria. Këtë ia kam përcjellur edhe kryeministrit Hoti” ka thënë Rakiq për Indeksonline.

    I pyetur nga Indeksonline për deklaratën e Besnik Tahirit se Lista Serbe ashtu siç ka hyrë, edhe mund të dal, Rakiq ka dhënë një përgjigje.

    “Fakti që zëvendëskryeministri Tahiri nuk është i vetëdijshëm për bisedën tonë me kryeministrin, tregon se komunikimi mes tyre si partner është i mangët. Andaj këtë pyetje duhet ta bëni për të, dhe jo për mua” ka thënë Rakiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!