×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Fitojmë betejën me armikun e padukshëm, Shqipëria do të dalë më e fortë

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 19:22

    “Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në Spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shëmbëlltyrë e vendosmërisë, kurajës, profesionalizmit, pa asgjë mangët krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në Spitalet Covid të Europës!”.


    Kështu ka shkruar kryeministri shqiptar Edi Rama në Facebook, ndërsa përmend edhe rindërtimin nga tërmeti.

    “Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet dhe qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë!”.

    Sipas Ramës, Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda.

    “Këto sfida mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!