×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmitari i Speciales Gani Geci: Nëse do të dënoheshin për vrasje ish-krerët e UÇK-së, do të ndihesha i lehtësuar

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 20:44

    Ish-deputeti i LDK-së që është edhe dëshmitar në Gjykatën Speciale, Gani Geci, ka thënë se do të ndihej i lehtësuar nëse ish-krerët e UÇK-së do të dënoheshin për disa vrasje.


    Geci thotë se do të ndihej i lehtësuar nëse ata do të dënoheshin për vrasje të shqiptarëve, shkruan Reporteri.net.

    “Nëse dënohen ata për vrasje të shqiptarëve, do të ndihesha i lehtësuar”, ka thënë Geci në Kanal10.

    Ndërkaq, ish-deputeti Geci ka thënë se i lehtësuar do të ndihej edhe nëse ish-krerët e UÇK-së do të dënoheshin për vrasje të kundërshtarëve politikë.

    “Nëse do të dënoheshin kundërshtarët politikë, do të ndihesha i lehtësuar. Sepse e dimë që aktakuza përfshin edhe vrasjet e kundërshtarëve politikë”, ka potencuar ai.

    Ndër të tjera, Geci thotë se atij i vjen keq kur i sheh ish-krerët e UÇK-së të akuzohen me prova të Serbisë, mirëpo thotë se nuk i vjen keq nëse gjykohen për krime ndaj shqiptarëve dhe kundërshtarëve politikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!