Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me heqjen nga zona e kuqe e Mitrovicës pas takimit Bahtiri-Zemaj
“Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe por pas takimit të kryetarit Bahtiri me Ministrin Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë sepse sipas Bahtirit “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”. Dmth çështje negociatash dhe bindjesh!”, ka thënë Ahmeti.
Mirëpo, reagimi i të parit të Mitrovicës ka ardhur menjëherë. Ai iu ka lutur Ahmetit që të merret me Prishtinën pasi, sipas tij, mitrovicasit kanë kryetarin që kujdeset për shëndetin e tyre, shkruan Reporteri.net.
“E lus kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të merret me punët e komunës së tij, sepse nuk i takon me u merr me komunën e Mitrovicës, pasi që mitrovicasit e kanë kryetarin e tyre që kujdeset për ta. Ai është mirë që të merret me komunën e tij, e cila është ngulfatur nga rastet me të infektuar me COVID-19”, ka thënë Bahtiri.
Ndërkaq, Bahtiri e kritikon Ahmetin për gjendjen në kryeqytet, duke thënë se ajo është e ngulfatur me raste.
“Kryeqyteti në rrethana normale duhet të jetë shembull për menaxhim të punëve komunale, por si duket kryetari Ahmeti ka tjera prioritete!”, ka thënë tutje Bahtiri.
E ky debat vije pasi Qeveria e vendosi Mitrovicën në zonën e kuqe, mirëpo pas takimit të Zemajt në Mitrovicë, ajo u vendos në listën e verdhë. Kjo ndodhi pasi në rastet e Mitrovicës ishin përfshirë edhe veriu./Reporteri.net